BotaLajme

Çmimet e gazit i afrohen niveleve para agresionit

Çmimet standarde evropiane të gazit kanë qenë në rënie të vazhdueshme gjatë muajve të fundit duke iu afruar niveleve përpara se të shpërthente lufta në Ukrainë. Evropa është përballur me një shtrëngim të furnizimit me energji këtë vit pasi Rusia ka shkurtuar rrjedhat e gazit pasi Perëndimi vendosi sanksione në përgjigje të pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Pavarësisht nga pakësimi i furnizimeve të gazsjellësit rus, gazi holandez pikë referimi për çmimet evropiane ka rënë me 67% dhe është në nivelin më të ulët që nga mesi i qershorit. Evropa ka përjetuar mot më të butë se zakonisht për këtë vit, gjë që ka ndihmuar në uljen e kërkesës.

Për këtë arsye, një pjesë e madhe e shteteve anëtare të bllokut kanë përmbushur objektivat e tyre duke rimbushur vendet e depozitimit të gazit në mbi 80% para se dimri të vijë në Europë. Objektet e magazinimit janë aktualisht plot 93%, krahasuar me 77% këtë herë vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Gas Infrastructure Europe.

Përveç kësaj, prodhimi i energjisë së erës ka qenë mjaft i lartë, gjë që redukton kërkesën për gaz nga termocentralet. Debati i Bashkimit Evropian mbi masat për të frenuar koston e karburantit ka ushtruar gjithashtu presion mbi çmimet, sipas analistëve, duke përfshirë diskutimet e tyre rreth një kufiri në mbarë BE-në mbi çmimet edhe psë shumë prej vendeve janë shprehur kundër pasi mund të ndalë tërësisht furnizimet.

Italia, Belgjika, Polonia dhe 12 shtete të tjera duan një kufi të çmimeve në mbarë BE-në, duke përmendur rritjen e inflacionit dhe nëse shtetet arrijnë që të bien dakort një çmim kufi për gazin mund të vendoset këtë dimër.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button