LajmeMaqedoni

Vazhdon lirimi hapësirave publike në Tetovë, Inspektorati komunal në aksion gjatë natës

Në Tetovë edhe mbrëmë ka vazhduar aksioni për lirimin e hapsirave publike nga ana e inspektoratit komunal. Vet kreu i komunës Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një video ka informuar qytetarët se aksioni është zhvilluar gati në gjithë qytetin, veçanarisht në largimin e terasave, reklamave të vendosura në mënyrë anti-ligjore.

Ja postimi plotë i Kasamit:

“ZERO TOLERANCË PËR KRIMIN E KORRUPSIONIN
ZERO TOLERANCË PËR UZURPATORËT

Sonte, Inspektoriati komunal i Komunës së Tetovës duke filluar që nga marketi “Vero” e përgjatë gjithë territorit të qytetit tonë ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga shitës ilegal, pronarë të kafeneve dhe restoraneve si dhe reklamave të jashtëligjshme. Ky aksion i cili është vazhdimësi i disa aksioneve të realizura më parë, do të vazhdojë për çdo ditë e natë, për të çliruar Tetovën dhe tetovarët nga uzurpatorët, duke mundësuar lëvizje të lirë për këmbësorët, rregull në trafik dhe shembull për të gjithë.

Qyteti mbi të gjitha! Për TETOVËN tonë!”, ka shkruar Kasami.

https://www.facebook.com/watch/?v=649644449935520

Show More

Related Articles

Back to top button