LajmeMaqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë: Industria e mishit në pritje të mbështetjes nga Qeveria për energji elektrike të subvencionuar

Pas njoftimeve të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e sektorit ushqimor dhe kompanitë nga industria e mishit edhe fermat e kafshëve presin të përfshihen në atë paketë. Gjatë vizitave të “Estra Mein”, “Agria”, në kooperativën bujqësore “Edinstvo”-Çellopek, “Vezë Sharri” dhe “Lecker” nga ana e shtabit të krizës, i formuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, qëndrimi i përbashkët i këtyre kompanive është se edhe ato duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, për të siguruar mbijetesën e biznesit në kushtet e krizës energjetike.

“Në biseda me përfaqësuesit e Shtabit të Krizave, menaxhmentet e këtyre kompanive, të cilat prodhojnë gjithashtu produkte ushqimore bazë (mish dhe produkte të mishit), theksuan se çmimi i energjisë elektrike të ofruar nga Qeveria, sipas njoftimeve, do të jetë më pak se 100 euro për megavat orë, që është dy herë më i ulët se çmimi në tregun e rregulluar. Për ta kjo do të nënkuptojë jo vetëm mbijetesën e kompanive, por edhe ulje të çmimeve të shitjes së produkteve të tyre dhe konkurrencë më të madhe. E gjithë kjo do të kontribuojë në ruajtjen e aktivitetit ekonomik në vend, si dhe në ruajtjen e standardit të jetesës së popullsisë”, njoftoi Oda Ekonomike.

Në lidhje me gjendjen aktuale, ata informuan se faturat e energjisë elektrike tani janë deri në dhjetë herë më të larta në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar. Paralelisht me këtë, çmimet e ambalazheve dhe lëndëve të para janë vazhdimisht në rritje.

Nga ana tjetër, mbarështuesit e kafshëve tregojnë se ky është viti më i keq që nga fillimi i veprimtarisë së tyre. Foragjeret janë tashmë 70 për qind më të shtrenjta, kostot e transportit dhe faturat e energjisë elektrike po përjetojnë rritje ekstreme. E gjithë kjo vë në pikëpyetje mbijetesën e këtyre bizneseve.

“Shtabi i Krizave theksoi se Oda mbetet konsistente me vendosmërinë e saj për të ndihmuar kompanitë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ajo do të vazhdojë të jetë në kontakt të përditshëm me ta, do të propozojë zgjidhje dhe do të jetë proaktive dhe bashkëpunuese për të arritur një zgjidhje sepse është në interes jo vetëm të biznesit, por edhe të vetë shtetit”, informon Oda.

Show More

Related Articles

Back to top button