BotaLajme

Hong-Kongu, mundësi për një zhvillim të ri

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me kryeekzekutivin e gjashtë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut John Lee, që sapo është zgjedhur dhe emëruar.

Ndër të tjera, Xi theksoi gjatë takimit se sivjet është 25-vjetori i kthimit të Hong-Kongut në gjirin e atdheut. Gjatë këtyre vjetëve, pavarësisht prej shumë provave dhe sfidave, parimi “Një vend, dy sisteme” është zbatuar me sukses në Hong-Kong dhe ky sukses pranohet nga mbarë bota. Vendosmëria e qeverisë qendrore kineze për zbatimin e gjithanshëm dhe të saktë të politikës “Një vend, dy sisteme” nuk është lëkundur në asnjë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë edhe në të ardhmen. Me përpjekjet e qeverisë qendrore, administratës së Hong-Kongut dhe qarqeve të ndryshme të Hong-Kongut, në shoqërinë hongkongase u realizua kthimi vendimtar nga trazirat në rend dhe Hong-Kongu ndodhet tani në periudhën kyçe të kalimit nga rendi në lulëzim. “Besoj se administrata e re e Hong-Kongut do të paraqitë atmosferën e re dhe do të hapë një kapitull të ri për zhvillimin e Hong-Kongut,” shtoi Xi.

Po të hënën, kryeministri i Kinës Li Keqiang i dha John Lee-së certifikatën zyrtare të emërimit si kryeekzekutivi i gjashtë i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk