Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e kësaj të premte.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Pelosit, ndërsa si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj.
Paul Pelosi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se autoritetet kanë arrestuar agresorin e këtij sulmi, i cili ndodhet në paraburgim.
“Herët këtë mëngjes, një sulmues hyri në rezidencën Pelosi në San Francisko dhe sulmoi dhunshëm zotin Pelosi. Sulmuesi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit. Z. Pelosi u dërgua në spital, ku po merr një kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht”, thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar.