BotaLajme

Bjellorusia paralajmëroi stërvitje ushtarake në kufirin me Ukrainën

Bjellorusia në qershor dhe në korrik do të zbatojë stërvitje ushtarake mobilizuese në afërsi të kufirit ukrainas, publikoi agjencia bjelloruse e lajmeve BelTA.

Stërvitjet do të mbahen në rajonin Gomel, që kufizohet me zonën e përjashtimit rreth vendit të katastrofës në Çernobil. Në lindje kufizohet me Rusinë.

Bjellorusia në mars kumtoi se forcat e saj të armatosura nuk marrin pjesë në luftën në Ukrainë, por kanë shërbyer si platformë për Rusinë që të dërgojë mijëra ushtarë përmes kufirit.

Show More

Related Articles

Back to top button