Kërcënimet me bombë janë skenar i sajuar nga dikush, kemi indicie për autorët, ky është një akt monstruoz që meriton dënimet më të rrepta, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për “Kanalit5”.
“Ky është një skenar i caktuar, hetimi duhet të tregojë se cilat janë arsyet. Po hetojnë se cilat janë indiciet, a janë sulme hibride, arsye politike apo afariste, i kemi emailet dhe të dhënat nga janë dërguar dhe do të bëhen shpejtë këtë procedura”, tha Spasovski.
Sot nxënësve të gjimnazit të Shkupit “Rade Jovçevski-Korçagin” u është thënë të largohen nga objekti.
Ky është raportimi i dytë për një bombë gjatë ditës, pasi gati një orë e gjysmë më parë u raportua për një denoncim në shkollën “Nikolla Karev”./Telegrafi/