Komuna e Tetovës i ka njoftuar qytetarët se ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa të përbëjë ndonjë rrezik për shëndetin informon Tetovasot.
Sipas tyre edhe pse sot në qytetin tonë kundërmon erë shumë e keqe për shkak të zjarrit të djeshëm në një fabrikë për materiale izoluese, duam të njoftojmë qytetarët se sipas rezultateve zyrtare të shpallura rregullisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit Hapësinor, fatmirësisht ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm.
Nga Komuna apelojnë që këtë situatë ta kalojmë së bashku pa krijuar ndonjë panik.