LajmeRajon

Konfiskohen nëntë kilogramë marihuanë në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfiskuar këtë të premte nëntë kilogramë e 108 gramë marihuanë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, konfiskimi i tyre është bërë gjatë një operacioni policor të zhvilluar nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas disa hetimeve paraprake.

“Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar 33-vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Show More

Related Articles

Back to top button