BotaLajme

Një divorc në çdo 10 minuta në Arabinë Saudite

Fjalia epike ‘deri sa vdekja të na ndajë’ është shndërruar në një premtim të pambajtur në Arabinë Saudite, një vend i cili po njeh një rritje drastike të numrit të divorceve.

Që nga fillimi i  këtij viti kanë ndodhur mesatarisht 7 divorce çdo një orë ndërsa theksohet se në normën vjetore të divorcit është shënuar një rritje e pashembullt që nuk është regjistruar më parë.

Në lajmin e gazetës “Al-Yaum” të Arabisë Saudite, janë paraqitur të dhënat e publikuara nga Institucioni i Përgjithshëm i Statistikave të Arabisë Saudite lidhur me rastet e divorceve.

Sipas të dhënave të Institucionit të Statistikave, norma e divorceve në vitin 2020 shënoi rritje me 12.7 për qind dhe arriti në 57 mijë e 595 raste, transmeton Klan News. Ndërsa që nga fillimi i vitit e deri më tani janë regjistruar mesatarisht 168 divorce në ditë. Kur rregullat e reja të karantinës morën pushtetin në 2020, shumë njerëz menduan se si do të ndikonte kjo për çiftet.

A do ta forconte më tepër raportin e tyre, kjo jetesë kaq shumë bashkë apo do t’i shtynte çiftet drejt konfliktit? E mesa duket kjo rritje e numrit të divorceve pikërisht gjatë COVID-19 tregon se koha e kaluar më shumë si bashku i ka çuar çiftet të konfliktohen.

Por cilat janë shkaqet kryesore të divorceve? Sipas avokatit Dahil ed-Dahil ai sheh si arsye më të rëndësishme të rritjes së normës së divorceve në Arabinë Saudite në vitet e fundit krizën ekonomike dhe rritjet e çmimeve si pasojë e pandemisë së COVID-19. Një nga arsyet e tjera që ai rendit është edhe  varësia nga rrjetet sociale.

Show More

Related Articles

Back to top button