Madje, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron të cenojë paqen në mënyrë më të drejtpërdrejtë, krijojë tensione…”.
“Që nga dita e parë kur filloi qeverisjen në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në mendjen dhe veprimet e tij. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe i Listës Serbe është normal dhe kjo më së miri pasqyrohet në paralajmërimin që dërguam para disa ditësh”, citohet të ketë thënë Simiq për TV Pink, përcjell Telegrafi.
Siç mendon Simiq, nuk ka asnjë serb që është i gatshëm të heqë dorë vullnetarisht nga shteti i tij Serbia, e as të zëvendësojë targat e tij të lëshuara nga Serbia.
“Në këtë kuptim, reagimi dhe përgjigja është shumë e qartë. Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja e një reagimi të ashpër ndaj planit të Kurtit për t’i hequr të drejtën serbëve, për t’u konfiskuar pronat e tyre dhe për t’iu mohuar të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë më tej Simiq.
Ndryshe, masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.
Ndërkohë që nga 21 nëntori e deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese. /Telegrafi/