LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Zgjedhjet për momentin nuk janë prioritet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deri sa komentoi deklaratën e liderit të Lidhjes Demokratik Pavle Trajanov se është për zgjedhje të parakohshme në prill ose maj të vitit të ardhshëm, ri-përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet do të mbahen në mandatin e rregullt, në vitin 2024 dhe se prioritet duhet t’i jepet përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike.

“E kam thënë disa herë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në vitin 2024. Në këtë moment shteti po përballet me një krizë të madhe ekonomike dhe energjetike, por para nesh është edhe procesi i skriningut me BE-në, që të gjitha resurset e shtetit dhe të gjitha kapacitetet, në Kuvend, në Qeveri, por edhe jashtë tyre si organizatat joqeveritare, të gjithë duhet të jemi të fokusuar dhe të drejtojmë energjinë tonë drejt përfundimit sa më të shpejtë të fazës së skriningut dhe drejt përballimit më të mirë të mundshëm të krizës energjetike dhe ekonomike në interes të qytetarëve. Pra, në këtë moment zgjedhjet nuk janë prioritet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button