Propozim-programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2022, i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shqyrtohet sot në seancë të rregullt të Qeverisë, fillimi i së cilës u caktua për pasdite.
Në seancën e 49-të të Qeverisë duhet të shqyrtohet edhe Informata lidhur me miratimin e Planit për energji dhe klimë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.
Një pjesë e rendit të ditës është edhe Informata për miratimin e Strategjisë kombëtare për luftë kundër mashtrimeve dhe mbrojtja e interesave finanaciare e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2022-2025 me plan veprimi për zbatimin e saj, të përgatitur nga Ministria e Financave.