Kryeministri çek Petr Fiala po viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kryeministri ndau një foto të tij duke shëtitur nëpër qytet, duke shtuar se ai ka takuar zyrtarë ukrainas përfshirë kryeministrin e vendit Denys Shmyhal dhe është duke “negociuar” me zyrtarët.
“Ukrainasit luftojnë jo vetëm për vendin e tyre, por për të gjithë Evropën. Mbështetja jonë duhet të vazhdojë,” shtoi ai.
Zyrtarët e Kievit thonë se 80% e banorëve të qytetit janë pa ujë pas sulmeve të fundit ruse.
Republika Çeke ka mbështetur Ukrainën, duke mirëpritur refugjatët dhe duke ofruar ndihmë ushtarake, duke përfshirë dërgimin e tankeve dhe municioneve.