Një anije me emigrantë është mbytur në Evia , në Ngushticën e Kafiresë, Greqi mbrëmjen e djeshme.
Anije mësohet se ishte nisur nga Izmiri sipas medias greke.
Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, gjatë operacionit të shpëtimit, i cili po vazhdon, janë gjetur të gjallë 9 emigrantë, asnjë prej të cilëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi.
Sipas emigrantëve të shpëtuar nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, në bordin e varkës që u mbyt ishin gjithsej 68 persona.
Personat në varkë kishin njoftuar autoritetet greke përmes 112, por pa dhënë vendndodhjen e saktë të varkës.
Njoftimi i Rojes Bregdetare për mbytjen e anijes
“Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit L.S.-EL.AKT është njoftuar në orët e para të ditës së sotme, nëpërmjet 112. për një anije në rrezik, detaje të tjera të panjohura, megjithatë pa treguar vendin e saktë ku ndodhet anija ose ndonjë detaj tjetër që mund të përcaktojë pozicionin e saktë të anijes.
Më pas, u konstatua se mjeti lundrues ndodhej në zonën më të gjerë detare të Ngushticës së Kafiresë, ndërsa anijet në det të hapur L.S.-EL.AKT. të cilët morën pjesë në hetime, gjetën nëntë meshkuj të huaj, nga ishulli shkëmbor “MANDILO” në ngushticën e Kafiresë.
Sipas të dhënave të mësipërme, në bordin e një gomone I/F, e cila u fundos në juglindje të ishullit shkëmbor të lartpërmendur ndodheshin rreth 68 persona.
Duhet theksuar se në momentin e gjetjes së tyre, asnjë nga personat e shpëtuar nuk kishte pajisje shpëtimi (jelek shpëtimi).”