Danimarka zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, pas një fushate zgjedhore të fokusuar në çështjet e brendshme, luftën kundër inflacionit dhe çmimeve të larta të energjisë.
Rreth 4,3 milionë danezë do të kenë mundësinë të votojnë. Mes tyre janë rreth 200 000 votues për herë të parë.
Që nga fitorja e saj në zgjedhje, më shumë se tre vjet e gjysmë më parë, kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen ka udhëhequr Danimarkën me një qeveri të pakicës së përbërë tërësisht nga partia e saj. Këtë herë, Frederiksen synon një qeveri që kapërcen kufijtë tradicionalë të bllokut, një dukuri e rrallë në vendin e saj.
Përballë kostove në rritje të energjisë, luftës në Ukrainë dhe krizave të tjera, 44-vjeçarja beson se është koha e duhur për një bashkëpunim të gjerë në qendrën politike./atsh