BotaLajme

​OKB: Tri anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës

Tri anije të ngarkuara me grurë janë larguar nga portet e Ukrainës që kur Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në Iniciativën për Drithërat e Detit të Zi, njoftoi sot Qendra Koordinuese për Iniciativën e Kombeve të Bashkuara për grurin.

Në njoftim thuhet se anijet janë larguar nga porti pas një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet delegacioneve të Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së, si dhe se anëtarët e delegacionit rus janë njoftuar për marrëveshjen.

Shtohet se përfaqësuesja e qendrës së koordinimit, Ami Abdula, vazhdon diskutimet me të gjitha palët për të siguruar që anijet me grurë të kalojnë të papenguara në korridorin e sigurisë.

Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen në Iniciativë pas sulmit me dron në Sevastopol.

Marrëveshja e arritur nga Ukraina dhe Rusia më 22 korrik në Stamboll, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, rezultoi në eksportin e disa milionë tonëve produkte ushqimore nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button