LajmeMaqedoni

VMRO-ja kërkon fundjavë pa TVSH për ushqimet

VMRO-DPMNE-ja dorëzoi propozim-ligj me të cilin kërkon heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore në fundjava. Sipas partisë opozitare, masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonuar. Kjo parti njofton se ndërkohë do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për të hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat, shkruan Alsat.

“Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga disa milionë euro të cilat do t’u ndihmojnë dukshëm qytetarëve të ushqehen. Gjatë ditës së djeshme dëgjuam se masat të cilat i paralajmëruan për fundjava, efektin e tyre do ta arrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Është shumë gjatë, nuk ka kohë për pritje, duhet të veprohet tani menjëherë. Me propozim-ligjin tonë, ulja çmimit të produkteve ushqimore do të jetë 5%, duke filluar që nga kjo fundjavë”, deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button