Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Gjermani këtë javë për samitin e G7.
Temat e takimit të përfaqësuesve të vendeve të G7 do të jenë kryesisht pushtimi rus në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe energjia.
Blinken, i cili do të jetë në Gjermani më 3 dhe 4 nëntor, do të marrë pjesë edhe në Forumin Amerikano-Gjerman – “Future”.