LajmeRajon

Ish diplomati britanik: Bashkimi kombëtarë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhet realitet

“Bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë një ditë mund të bëhet realitet. Këtë skenar nuk e përjashton diplomati Timothy Less nga Qendra Gjeopolitike në Universitetin Cambridge.

Less thotë se rreziku që po vjen nga Serbia, po e shtyn Kosovën afër Shqipërisë.

E përveç kësaj, ai thotë se ka vullnet nga qytetarët e të dyja vendeve që të bëhet bashkimi kombëtar.

“Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, mendoj se të dyja do të bashkohen në planin afatgjatë. Ato ndajnë një identitet të përbashkët- shqiptar, dhe shumica e njerëzve në të dy vendet duan të formojnë një shtet të vetëm shqiptar. Ka edhe shtytës të dukshëm për këtë proces, duke përfshirë varësinë e Kosovës nga Shqipëria për tregtinë me botën e jashtme dhe kërcënimi që i vjen Kosovës nga Serbia”, u shpreh ai .

Diplomati britanik parasheh konflikte në pjesën veriore të Kosovës, gjë që, sipas tij do të ndikojë në rritjen e nacionalizmit serb në Ballkan.

“Nëse kjo ndodh në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, ndoshta do të jetë për shkak të një përplasjeje në veri të Kosovës. Unë mund të imagjinoj disa skenare në të cilat Kosova vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj mbi veriun, duke çuar në një incident vdekjeprurës me serbët. Serbia më pas hakmerret duke vendosur ushtrinë e saj në veri të Kosovës dhe Kosova i afrohet Shqipërisë për mbrojtje. Serbët e Bosnjës më pas mund të shfrytëzojnë një rritje të nacionalizmit në Serbi për të shpallur pavarësinë e tyre. Mes një tronditjeje më të gjerë në rajon, Kosova dhe Shqipëria bashkohen”, shtoi ai.

Tutje, diplomati e sheh një situatë shumë të ndjeshme edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nuk e përjashton mundësinë për një riorganizim territorial të vendit për shkak të kroatëve dhe serbëve”.

Show More

Related Articles

Back to top button