Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në zonën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë, njofton MPB.
“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.