LajmeMaqedoni

 “Të rritet ndihma financiare për subvencionim të vaktit studentor, 3.000 denarë në muaj edhe për nxënësit e shkollave të mesme”, kërkon VMRO-DPMNE

Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që subvencioni ditor i vaktit ushqimor të rritet për 40 denarë, përcjell TV21. Nga kjo parti gjithashtu kërkojnë që edhe nxënësit e shkollave të mesme të marrin ndihmë financiare për ushqim deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm.

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta dorëzojmë Ligjin subvencionim të vaktit ushqimor për studentët, me të cilin kërkojmë rritjen e subvencionit nga 120 në 160 denarë dhe pagesën e mjeteve sipas të njëjtit parim si vitin e kaluar. Përveç studentëve, edhe gjimnazistët, duhet të kenë mbështetje adekuate financiare dhe për ta kërkojmë 3000 denarë në muaj gjatë periudhës që zgjat kriza dmth, deri më 30 prill 2023”, tha mes tjerash Jovan Jaulevski, deputet i VMRO-DPMNE-së./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button