BotaLajme

Mevlut Çavusoglu: Greqia e di se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Turqinë

Mediat greke raportojnë sot për një “sulm” të ri ndaj Greqisë, kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias nga ana e homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, pak orë pas incidentit me skafin turk në Samos.

“Mitsotakis premtoi të fokusohej në agjendën pozitive, por ai nuk e mbajti këtë premtim,” tha fillimisht Cavusoglu , duke folur në një aktivitet mbi politikën e jashtme të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Akuzat se Greqia po përgatitet të sulmojë Turqinë nënkuptojnë se Athina ka humbur mendjen, shtoi sipas Anadolu, ministri i Jashtëm turk, i cili me tone kërcënuese tha se “Athina e di mirë se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Ankaranë”.

“Ne nuk e pranojmë përpjekjen që është bërë dhe na ka bllokuar në brigjet tona”, shtoi ministri i Jashtëm turk.

Siç raportojnë mediat turke, Mevlüt Çavuşoğlu iu referua edhe pamjeve me emigrantët në Egje dhe Evros dhe argumentoi se “Greqia u përpoq të na diskreditonte me foto dhe dokumente false. Ne iu përgjigjëm me dokumente”.

Retorikën e ministrit të Jashtëm turk, mediat greke e kanë cilësuar si nxitëse ndërsa shtojnë se “nuk mund të mungonin pretendimet e pabaza për mbylljen e xhamive dhe institucioneve nga Greqia.”

Lidhur me çështjen e hapësirës ajrore, Mevlut Çavusoglu tha se “është jashtë ligjit ndërkombëtar (përfshirë atë që Greqia mbështet për të drejtën e zgjerimit të saj)”.

“Greqia nuk është e sinqertë dhe e ndershme për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut lindor”, shtoi Tsavousoglou, duke akuzuar vendin se është përgjegjës për bllokimin e drejtësisë. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button