LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së solli vendim për kufizimin e çmimeve për drutë dhe peletin

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për përcaktimin e çmimit më të lartë të tregtisë me pakicë të drurit për ngrohje dhe peletëve. Sipas vendimit, çmimi më i lartë i drurit përcaktohet deri në 4.500 denar për metër kub, përkatësisht deri në 6.429 denarë për metër kub. Çmimi më i lartë i peletëve përcaktohet 27 denarë për kilogram. Në çmim është përfshirë edhe TVSH-ja dhe transporti. Çmime më të larta të përcaktuara do të zbatohen deri në 31 dhjetor. Qeveria mori vendim edhe për shfuqizimin e vendimit për ngrirjen e marzhës për drurin e ngrohjes dhe peletëve prej 10 për qind. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button