LajmeMaqedoni

Miratohet projektbuxheti për vitin 2023

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 98-të miratoi Projektbuxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të propozuar nga Ministria e Financave.

Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat parashihen të jenë 282,05 miliardë denarë, ndërsa deficiti 42,75 miliardë denarë.

Në seancë u miratua edhe Projektligji për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe pelet për ngrohje.

Çmimet më të larta për drunjtë e dushkut dhe ahut janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3).

Në të njëjtën kohë, qeveria miratoi një Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, i cili ngriu marzhin për dru zjarri lisi dhe ahu dhe pelet për të gjithë tregtarët deri në 10%.

Show More

Related Articles

Back to top button