Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi t’i detyrojë të gjitha institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimin universal postar të SH.A. “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Vendimi është në pajtim me ndryshimin e miratuar për Ligjin për shërbime postare lidhur me shtyrjen e liberalizimit të shërbimeve postare deri më 31.12.2023, ndërkaq edhe me qëllim të përmirësimit të punës financiare të SH.A. “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Qeveria u rekomandoi të gjitha komunave dhe Qytetit të Shkupit t’i shfrytëzojnë shërbimet e SH.A. Posta.\Telegrafi\