LajmeMaqedoni

Grubi – Geer: Ndryshimet kushtetuese, çelësi i vazhdimit të procesit të integrimit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjët Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Europian në vend, ambasadorin David Geer.

Me këtë rast, Grubi ka çmuar angazhimin aktiv të Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.

Në takim është diskutuar mbi Shpalljen për përkrahje të Organizatave Joqeveritare, si mbështetje kjo që vazhdon nga ana e Qeverisë. Procesi do jetë shumë transparent pasiqë në të janë përfshirë përfaqësues nga disa institucione si dhe nga Këshilli për përkrahje të organizatave joqeveritare, ndërkohë që janë ftuar edhe përfaqësues nga Bashkimi Europian për të marrë pjesë në gjithë procesin përzgjedhës.

Nevoja e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen europiane të vendit, ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Gir por edhe vendimet që në periudhën në vazhdim duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social nga të gjithë akterët politik dhe shoqëror.

Grubi dhe Geer kanë biseduar edhe për ngjarjet e brendshme politike në vend, me fokus rrjedhat europiane dhe integrimin si dhe ecurisë së suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave.

Show More

Related Articles

Back to top button