GostivarLajme

Sistemit i ri për mbështetje financiare prezentohet para bujqive të Gostivarit

Koncepti i ri për sigurimet bujqësore, është prezentuar para bujqive të Gostivarit. Përmes këtij koncepti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave pretendon se garantohet zhvillim i bujqësisë në shtetin tonë dhe ju jep përparësi bujqëve që si veprimtari bazë e kanë bujqësinë. Zv.ministri i bujqësisë, Abdylshyqir Abedini tha se me modelin e ri të subvencionimit japim mbështetje për kulturat strategjike dhe njëkohësisht sitimulohet rritja e prodhimeve bujqësore në kohë krize.

“Ky program që prezentojmë para bujqive për dallim nga programi paraprak ku bujqit nuk është dashur të tregojnë të ardhurat e tyre, me programën e re bujqit patjetër duhet të tregojnë prodhimin e arritur dhe ato duhet t’i dorëzojnë në kapacitetet vendore. Në kuadër të kësaj programe duhet theksuar se është rritur buxheti. E kemi edhe programën për zhvillim rural ku përfshihet bujku i ri, gruaja rurale dhe në përgjithësi për ndërtim të infrasktrukturës në viset rurale. Pjesë e rëndësishme e kësaj programe është edhe pjesa blegtorale ku rritet subvencionimi i qumshtit dhe për lopët që japin qumësht dhe mish deri në 30 për qind”, deklaroi zv.ministri i bujqësisë, Abdylshyqir Abedini.

Ministria për të stimuluar bujqit, ka krijuar edhe fondin ndërhyrës i cili peshon 500 milionë denarë. Ky fond ofron mbështetje për shfrytëzimin e plehrave artificiale, për ushqim më kualitativ dhe ulje të importit.

“Krijuam edhe fondin ndërhyrës ku theks të veçantë u vendoset kulturave strategjike, drithërat në përgjithësi. Fondi tani me rebalancin e buxhetit përafërisht ka 500 milionë denarë që shpërndahet, një buxhet i mjaftueshëm për t’iu dale në ndihmë bujqive dhe ata të rrisin prodhimin, rendimentin e tyre. Këtu i kemi plehrat artificial, naftën e gjelbër”, deklaron zv.ministri i bujqësisë, Abdylshyqir Abedini.

Zv.ministri Abedini siguron se toka private nuk u preket bujqive siç ishte spekuluar, ndërsa toka shtetërore do të mund të shfrytëzohet nga ata bujq të cilët do të mbjellin drithra.

“Kemi një propozim-ligj për ndryshime te tokat. Është një problem shumë i vjetër dhe tash jemi në debatin publik për përgatitjen e ligjit me të cilin do të menaxhohen tokat shtetërore, ku ndër to ka edhe një pjesë për tokat private. Kjo erdhi si rezultat i krizës aktuale dhe ne si ministri kemi bërë shtatë thirrje publike për tokat shtetërore ku i kemi thirrur bujqit dhe qytetarët, që ato t’i mbjellin me kultura që ne i kemi përcaktuar, me drithra, konkretisht: gru, misër dhe elb. Sa i takon kësaj pjese, është faza e parë e debatit publik, dhe siç e dimë toka private është e mbrojtur edhe me Kushtetutë e me Konventa Ndërkombëtare dhe nuk mund të ketë dyshime. Qëllimi i vetëm i ministrisë dhe shtetit është që të rrisim rendimentin dhe të stabilizojmë prodhimin vendor krejt kjo për arsye të rritjes së çmimeve që i kemi në treg”, deklaroi zv.ministri i bujqësisë, Abdylshyqir Abedini.

Me modelin e ri bujqit do marin subvencione bazë që do të paguhet si avans deri 30% nga shuma dhe kjo ka për qëllim për rimbajtjen e tokës në gjendje të punueshme dhe 70% të subvencioneve shtesë janë të lidhura me rendimentin, kjo do të thotë se bujqit të cilët prodhojnë kultura strategjike dhe prodhime tjera dhe shfrytëzojnë farë të certifikuar dhe prodhimin e tyre e shesin në kapacitetet e regjistruara vendore ose prodhimin e shfrytëzojnë për nevojat e tyre, do të kenë mundësi të marrin subvencione shtesë. Një ndër kushtet për pagesën e subvencioneve në të ardhmen do të jetë obligative sigurimi bujqësor.

Show More

Related Articles

Back to top button