LajmeMaqedoni

A do t’i shkojnë liderët e partive shqiptare Kasamit në takim, këto janë zhvillimet e fundit

Kryetari i Lëvizje Besa, Bilall Kasami i ka adresuar sot ftesën për tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare të gjithë liderëve shqiptar, shkruan Alsat.

Thirrja është dërguar në adresë të Ali Ahmetit, Arben Taravarit, Afrim Gashit dhe Menduh Thaçit. Dita dhe ora e takimit do të caktohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive.

“Një nga pikat kryesore që jemi zotuar është zyrtarizmi i gjuhës shqipe në RMV, ndërsa me Kushtetutën e vendit kemi definicionin nënçmues për gjuhën shqipe, andaj inicimi i takimit të Tryezës së përbashkët ka për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar që të heqim nocionet nënçmuese si rasti i “20%”dhe të definojmë gjuhën shqipe në kushtetutë konform zotimeve tona të përbashkëta”, thuhet në ftesën e Bilall Kasamit për liderët e partive parlamentare shqiptare.

Për momentin asnjëri nga liderët e partive të ftuara në takim nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nga BDI thonë se nuk ka nevojë për dy takime, duke lënë të kuptohet se integristët nuk do të marrin pjesë në tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare pavarësisht deklarimeve të Ali Ahmetit të shtunën pas mbledhjes së organeve të partisë.

“Temat me të cilat po përballet vendi imponojnë domosdoshmërish që të gjitha partitë parlamentare të ulen dhe të bisedojnë. Për ndryshimin e kushtetutës nevojitet 2/3. Assesi nuk duhet të biem në grackën se po organizohet një agjendë etnike apo po shtyhet para një çështje etnike sepse korrigjimi i një formulimi të tillë nuk nënkupton koncesion ndaj shqiptarëve, nuk nënkupton lëshim pe dhe shërbim ndaj shqiptarëve”, tha Arbër Ademi, Nënkryetar i BDI-së.

Alternativa nuk sheh nevojë për një takim të tillë.

“Alternativa tashmë është deklaruar se përkitazi me temën e heqjes së 20% nuk kemi asnjë dilemë a duhet ta mbështesim dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë takim të veçantë. Për këtë çështje tashme janë të gatshme edhe partitë joshqiptare dhe kjo nuk është temë që imponon ndonjë takim të veçantë të partive politike shqiptare”, thonë nga Alternativa.

Të enjten Komisioni për organizimin e kongresit brenda ASH-së në emër të kryesisë së partitë do të merr vendim merr pjesë në tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare ose jo. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button