LajmeRajon

Arrestohet infermierja që sulmoi të moshuarën në Pejë

Policia e Kosovës e ka arrestuar inferemeren e dyshuar, që shihet në një video duke e rrahur një të moshuar.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

“Po, është arrestuar. E dyshuara po intervistohet”, tha Elshani për gazetën Nacionale.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

ÇKA NDODHI?
Një video jashtëzakonisht shqetësuese ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet derisa ndodh një ngjarje e rëndë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

“Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste siduket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre”- shkroi aktorja ndër të tjera.

Në video, përveç sulmit fizik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës në moshë.

Show More

Related Articles

Back to top button