Zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do të mbajnë fjalim në hapjen e Kongresit të dytë të Maqedonisë së Veriut për rrugë 2022.
Kongresi i dytë për rrugë do të mbahet sot dhe nesër në nder të jubileut të madh, 55 vjet nga themelimi i Shoqatës së rrugëve të Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të Kongresit, siç u publikua në ueb faqen zyrtare, është edhe cikli i madh investues në infratsrukturën rrugore, që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vlerë prej mbi 1 miliardë euro, të shprehur përmes ndërtimit të autostradave, disa rrugëve eksprese dhe më shumë rrugëve rajonale.
Tema të Kongresit për rrugë janë – planifikimi dhe projektimi, menaxhimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja, siguria në komunikacion, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm, objektet infrastrukturore, politika transportuese dhe financimi, ITS dhe teknolgjitë e reja në komunikacion, tema të lira dhe të ngjashme nga sfera e rrugëve dhe prezantimi i projekteve të reja…
Në Kongresin e parë të Maqedonisë së Veriut për rrugë në vitin 2019 ka pasur më shumë se 350 pjesëmarrës nga 16 vende evropiane, me më shumë se 60 punime shkencore.