Në Berlin të Gjermanisë, ka nisur të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kancelari gjerman i cili është edhe udhëheqës i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që ta kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Koha është të tejkalojmë konfliktet rajonale, që ju mbajnë të përçarë gjatë. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, posaçërisht që të prodhojë rezultate. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin te Gjermania e të llogarisin në Procesin e Berlinit”, ka thënë Scholz.
“Procesi i Berlinit” i cili është planifikuar të mbahet sot nga ora 9:15 në kryeqytetin gjerman, mirëpo deri më tani nuk është parë që ka arritur presidenti serb Aleksandër Vuçiq.