Mungesa e punonjësve dhe zanatçinjëve mund të kompensohet pas disa vitesh, por e shteti duhet të krijojë strategji që gjeneratat e reja paralelisht me ndjekjen e shkollës, të ndjekin edhe ndonjë zanat dhe të bëjnë punë praktike në kompani reale. Kështu thotë kryetari i Odës rajonale të zjetarëve në Gostivar, Lulzim Osmani. Në këtë drejtim, ai ka filluar një projekt për takim me nxënësit e shkollave fillore të Gostivarit. Të parit që i ka pritur te Oda e zjetarëve dhe te punëtoria e tij, kanë qenë nxënësit e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”.
Osmani thotë se në të gjitha lëmitë mungon fuqia punëtore dhe kuadër i aftësuar për tregun e punës. Ai u bënë thirrje filloristëve që shkoillimin e mesëm ta ndjekin në shkollat e mesme profesionale, pasi tregu ka nevojë dhe njëkohësisht më lehtë mund të gjendet një vend pune.
Aktualisht Oda Rajonale e Zjetarëve në Gostivar ka të regjistruar 500 kompani. Kjo Odë përfshinë komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë – Rostushë dhe atë të Kërçovës.