LajmeMaqedoni

Emërohen drejtorët e rinj në Klinikën e Onkologjisë dhe Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Bekim Sali ka emëruar dy ushtruesit e detyrës drejtor në Klinikën për Fëmijë dhe në Onkologji, të cilët gjatë ditës së djeshme ishin shkarkuar nga detyra.

“Për u.d. Drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve është emëruar Stojka Naçeva Fushtiq, ndërsa për u.d. drejtor në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji është emëruar Violeta Klisarovska.

Drejtorët janë emëruar si ushtrues detyre deri në emërimin e drejtorëve medicinal, pas shpallje së konkursit, por jo më gjatë se gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button