LajmeRajon

Lirohet Ballist Morina

Gjykata e Durrësit liron Ismail Morinën. Dënimi u konvertua në 5 muaj shërbim prove.

Vendimi u dha para pak minutash. Ismail Morina, tifozi i kombëtares së Futbollit që do të mbahet mend për dronin me flamurin “autokton” në mes të Beogradit u ndalua më 25 maj 2022, pasi duhet të vuajë një dënim prej 5 muajsh burg për armëmbajtje.

Superfansi i kombëtares së futbollit që më së shumti njihet me nofkën “Ballisti” u ndalua në qytetin e Kukësit.

Si u denua në 2015
40-vjeçari ishte në listën e personave në kërkim të Policisë së Shtetit për një histori të nisur në vitin 2015.

Në tetor të atij viti, ai u arrestua në Tiranë me armë pa leje dy ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në gjyq deklaroi se i mbante për vetëmbrojtje pas kërcënimeve të ekstremistëve serbë për aktin e tetorit 2014 në Stadiumin e Beogradit po luante ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”.

Në korrik të vitit 2016, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 2 vite burg, dënim I cili u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Asokohe ai nuk qëndroi asnjë ditë në qeli.

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.

Por Ballisti, mësohet se nuk e kishte respektuar vendimin dhe për një kohë të gjatë nuk ishte paraqitur pranë shërbimit të Provës.

Ndaj gjykata e Durrësit revokoi vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirinë me kusht dhe vendosi ta kthejë në burg.

Për shkak të shkeljes Sipas llogarive të drejtësisë, Ismail Morina duhej të vuante në qeli 5 muaj e 12 ditë burgim.

Pas vendimit, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe pas rikthimit në Shqipëri përfundoi në pranga deri sot 31 maj 2022, kur dhe u dha vendimi ku dënimi me burg u konvertuar në shërbim prove./Oranews/

Show More

Related Articles

Back to top button