Ekspertet shprehen se Britania mund të përballet me recesionin e saj më të rëndë gjatë 2023 dhe 2024
Banka e Anglisë ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të përballet me recesionin e saj më të rëndë që nga fillimi i regjistrimeve, pasi rriti normat e interesit më e madhja në 33 vitet e fundit.
Në perspektivën e saj për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, raportet flasin për një rënie shumë të madhe ekonomike përgjatë dy viteve të fundit ndërsa papunësia vijon që të dyfishohet.
Banka e Anglisë ngriti normat e interesit në 3% nga 2.25%, më e madhe që nga viti 1989. Kështu edhe kostot e huamarrjes arritën në nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur sistemi bankar i Mbretërisë së Bashkuar u përball me kolaps.
Normat e interesit janë rritur që nga dhjetori i kaluar pasi kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, duke bërë që shumë familje në Mbretërinë e Bashkuar të përballen me vështirësi. Ekspertët shprehen se ekonomia britanike do të vijojë të kalojë një recesion edhe vitin e ardhshëm dhe në gjysmën e parë të 2024.
Kancelari Jeremy Hunt tha se inflacioni po rëndon rëndë mbi familjet, pensionistët dhe bizneset dhe përparësia numër një e qeverisë së re është që të ndihmojë qytetarët. “Normat e interesit po rriten në të gjithë botën pasi vendet menaxhojnë rritjen e çmimeve të nxitura kryesisht nga pandemia Covid-19 dhe pushtimi i Putinit në Ukrainë. Gjëja më e rëndësishme që qeveria britanike mund të bëjë tani është të rivendosë stabilitetin,”tha ai.
Rritja e normave të interesit vjen pasi kostoja e jetesës po rritet me ritmin e saj më të shpejtë në 40 vjet, me çmimet që u rritën me 10.1% në shtator. Banka beson se duke rritur normat e interesit do ta bëjë më të shtrenjtë huamarrjen dhe do të inkurajojë njerëzit të mos shpenzojnë para.