LajmeMaqedoni

Pas shtrenjtimit të peletave, rritet interesimi për dru për ngrohje

Me peletat që kanë pësuar rritje për më shumë se 50% dhe çmimit të energjisë elektrike që gjithashtu pritet të rritet, vëmendja e qytetarëve është drejtuar tek druri, për të cilin këtë vit ka kërkesë rekord në krahasim me vitet e kaluara. Megjithatë edhe për këtë lëndë në fund të qershorit do të propozohen çmime të reja, fatkeqësisht më të larta. Nga përllogaritjet e para të “Pyjeve Të Maqedonisë”, pritet që një metër kub dru ahu, nga 2890 denarë, të kushtojë 3500 denarë. Valentin Gruevski , nga “Pyjet e Maqedonisë” për emisionin 360 gradë tha se ata që do të lidhin marrëveshje para hyrjes në fuqi të çmimeve të reja do të paguajnë me çmimet aktuale.

“Pjesa më e madhe e prodhimtarisë sonë është përdorimi i naftës, përkatësisht karburantit dizel meqë ne kemi makineri që punojnë me dizel. Në vitin 2014 ka pasur çmime të tjera të naftës, por me çmimin e sotëm prej 90 denarëve ose një euro e gjysmë për një litër dizel- ne, besoni prodhojmë vetëm humbje me prodhimin e drurit për ngrohje dhe atij teknik”, deklaroi Valentin Gruevski- drejtor i “ Pyjet e Maqedonisë”.

Ndërkohë si Serbia, edhe Bosnjë-Hercegovina, vendi i dytë nga ku Maqedonia e Veriut furnizohet me peleta, po shqyrton ndalimin e eksportit të peletave që nga muaji mars. Miratimi i një vendimi të tillë do të ishte një tjetër goditje në tregun e Maqedonisë së Veriut, ku përqindja e prodhimit të brendshëm të peletave nuk tejkalon 20.

“Duke marrë parasysh ngjarjet ekzistuese me rritjen e eksportit dhe çmimit të peletave, që gjithsesi do të pamundësojë sigurimin e sasisë së mjaftueshme nga të njëjtat me çmim të pranueshëm ekonomik për tregun e BeH, konsiderojmë se është e domosdoshme që Qeveria e Federatës së BeH-së, të ndaloje eksportin e peletave jashtë shtetit”, njoftojnë nga Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës.

Në rrethana të tilla, qytetarët i pret një verë me shumë përllogaritje nëse dëshirojnë të kenë dimër të ngrohtë dhe kuleta më pak të zbrazëta./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button