Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer 214 të burgosur, thanë të dyja palët më 3 nëntor.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se Ukraina kishte liruar 107 ushtarë rus.
Ndërsa, Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, tha Rusia kishte liruar 107 luftëtarë ukrainas. Shumë nga ukrainasit e liruar janë të mbijetuarit e plagosur në përpjekjen për të mbrojtur qytetin e Mariupolit, në muajin prill dhe maj.
Këmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë kishte ndodhur dy herë gjatë muajit tetor.
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës pothuajse 300 persona më 21 shtator.
Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel/