Kuvendi i Malit të Zi miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin, me të cilët kushtëzohen kompetencat e tij lidhur me caktimin e të mandatuarit për të formuar qeverinë.
Ndryshimet u miratuan me votat e 41 deputetëve dhe kanë efekt prapaveprues.
Kjo ka sjellë tensionim të situatës në Mal të Zi dhe reagime të përfaqësuesve të trupit diplomatik të SHBA, BE, Francë, Gjermani, Britani etj.