LajmeRajon

Vuçiq anulon të gjitha vizitat e huaja, shkak ‘situata në Kosovë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka anuluar të gjitha vizitat e huaja për shkak, siç raportojnë mediat serbe, “të situatës në Kosovë”.

Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë, ku presidenti Vuçiq do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit serbë nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të, si shkruajnë mediat serbe, “lëvizjeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti”.

Pas kësaj, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorin kinez, Chen Bo, e më pas me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Bëhet e ditur se sot, në orën 18:30, presidenti serb do të takohet edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Vuçiq anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit dhe i kërkoi falje presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi për anulimin e pjesëmarrjes së tij në takimin e COP 27, i cili është mbajtur në Sharm el-Sheikh që nga 7 nëntori”, njoftojnë mediet serbe.

Show More

Related Articles

Back to top button