BotaLajme

Një ushtar turk bie dëshmor në një sulm terrorist në veri të Irakut

Një ushtar turk ra dëshmor në një sulm terrorist në Irakun verior, njoftuan autoritetet

Lokman Akçağlayan u vra pasi terroristët hapën zjarr provokues në zonën e operacionit “Kthetra-Dryni”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s.

Ministria shprehu ngushëllimet e saj për familjen e Akçağlayan, Forcat e Armatosura Turke dhe kombin.

Türkiye filloi operacionin “Kthetra-Dryni” në prill për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Irakut Metina, Zap dhe Avasin-Basyan, pranë kufirit turk.

Ai u parapri nga operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” të nisura në vitin 2020 për të çrrënjosur terroristët që fshiheshin në Irakun verior dhe komplotonin sulme ndërkufitare në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA/

Show More

Related Articles

Back to top button