LajmeRajon

Dy vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale

Sot janë bërë dy vite që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe dërgimit të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

E bija e ish-kryeparlamentarit, Gresa, ka shkruar për këtë ditë, duke thënë se edhe në të shtatëdhjetat e tij, Krasniqi po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja.

“2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim! Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!” I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i dëgjova! Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb? Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikësuar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi në një postim në Facebook.

“Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte? Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja! = Prandaj babi, në borxh hyre që ditën kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujërat e trazuara. Borxh s’ja kishe askujt veç tokës Dardane! Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!”, shkroi tutje ajo.

Sipas aktakuzës fillestare, Krasniqi me të tjerët dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Më poshtë mund të shihni kronikën nga arrestimi i tij, dy vite më parë.

Show More

Related Articles

Back to top button