Nga viti 2023 për një tremujor do t’u kthejë qytetarëve 2.100 denarë, në vend të 1.800 denarëve të mëparshëm.
Kjo u paralajmërua nga drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sonja Lukarevska në intervistën për TV Sitel.
“Mjetet janë siguruar, kemi pasur një përkushtim të madh dhe do të vazhdojë të zbatohet masa “TVSH-ja ime”, për kënaqësinë e të gjithëve, me limit të rritur prej 2.100 denarë”, theksoi Lukarevska.