Ish-kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, ka njoftuar se i ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së.
Ai me anë të një postimi në Faebook ka thënë se ata i gjeti mirë, të mbushur me idealizëm e të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë gjithashtu se s’mund të mohohet as roli i tyre pas lufte, në ndërtimin e shtetit të pavarur e demokratik.