Kanë mjaftuar disa orë shi gjatë natës, që qyteti bregdetar i Durrësit të zgjohet i përmbytur.
Më problematike situata paraqitet në lagjet 17 dhe 18, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë mbulohen nga uji.
Uji ka arritur deri në nivelin e trotuareve në zonat përreth stadiumit, gjë që ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.