LajmeRajon

Sulmohet me gurë Ministria e Jashtme e Kosovës, i thyhen xhamat

Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se dy fëmijë e kanë thyer me guri një xham të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, raporton Express.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË – Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 04.11.2022 – 15:43. Ankuesi mashkull  kosovar (zyrtar policor) ka njoftuar se derisa ka qenë në sigurim të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga dy fëmijë dyshohet se është thyer me guri një xham i objektit të ministrisë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Show More

Related Articles

Back to top button