LajmeMaqedoni

Ministri maqedonas i Ekonomisë: Menjëherë të ulen çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi mbrëmë në intervistën në emisionin 360 gradë në TV Alsat, deklaroi se pret menjëherë ulje të çmimeve të qumështit dhe produkteve të qumështit.

“Në sferën e qumështit dhe produkteve të qumështit pres ulje të çmimeve menjëherë, sidomos tani me Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorit. Tashmë kam kërkuar nga departamenti i tregtisë që të nxjerr të dhëna për çmimet e mallrave që importohen, sepse këtë verë kemi marrë vendime me të cilat kemi hequr të gjitha taksat për disa produkte të qumështit, përfshirë qumështin e papërpunuar që duhet të përpunohet në vend. Në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit, nga 1 dhjetori, duhet të ketë reduktim të mëtejshëm në seksionin e qumështit dhe produkteve të qumështit”, deklaroi Bekteshi, përcjell INA.

Sipas tij, Inspektorati Shtetëror i Tregut tashmë ka udhëzime për të hyrë, për të bërë kontrollet e duhura, por ishte në pritje të kalimit të Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Ky ligj pardje ka kaluar në Kuvend dhe IPK do të fillojë menjëherë të veprojë dhe do të ketë sanksione përkatëse”, tha Bekteshi në “360 Gradë”.

Show More

Related Articles

Back to top button