Kreu i listës serbe Goran Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ministrit.
Goran Rakiq ka shërbyer si si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës që nga 22 mars 2021.
Lista Serbe vendosi të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.
Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.