Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela ka reaguar përsëri në lidhje me vendimin e serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me këtë veprim, Serbia ka shkelur të gjitha marrëveshjet e Brukselit.
Tutje, ai ka shtuar se një kërcënim i tillë nuk do të funksionojë.
Institucionet e Kosovës do të mbeten multietnike, ka deklaruar ndër tjerash Vela.
“Me detyrimin e serbëve të Kosovës për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, Serbia në mënyrë të njëanshme shkeli të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë. Një frikësim i tillë nuk do të funksionojë! Institucionet e Kosovës do të mbeten multietnike dhe përfaqësuese të të gjitha komuniteteve”, ka thënë ai.