BotaLajme

Moti i keq pushton Kolumbinë

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që ka pushtuar Kolumbinë në 24 orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në pjesën veriore të vendit, duke shkatërruar 70 shtëpi.

Shtëpitë u shembën pas më shumë se 24 orësh shirash të dendur në fshatin Piojo, duke detyruar 82 familje të evakuohen.

Shirat shkatërruan edhe disa varre në varrezat lokale.

Qyteti port i Kartagjenës është goditur gjithashtu nga shira të dendur, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas autoriteteve kolumbiane, shirat e dendur kanë ardhur për shkak të një sistemi me presion të ulët mbi Detin Karaibe dhe një pjesë të Oqeanit Atlantik.

Show More

Related Articles

Back to top button